Shkruan Gafur Adili
Shperngulja, kjo plage (gangrene) e popullit shqiptar, per te cilen nuk flet asnje parti politike (iu thençin shqiptare) ne IRJM;
Trojet shqiptare ne IRJM, me theks te veçante Kumanova, Shkupi, Kerçova, Struga dhe Dibra rrezikohen qe shume shpejt te na shendrrohen si Manastiri, qe dikur ishte kryeqendra e Vilajetit te Manastirit, por qe sot…;
Nese para nje dekade kisha deklaruar keshtu:
“Obligimin ndaj Kombit e Atdheut e kane permbushur vetem deshmoret e kombit, ndersa ne te gjallet, edhe perkunder perpjekjeve tona te deritanishme, ende nuk e kemi permbushur kete obligim!”,
Sot, jo vetem per mua, si njeri nga veprimtaret e nje periudhe 40 vjeçare, por edhe ndaj te gjithe atyre bijeve e bijave te ketij populli, si nje domosdosheri e kohes shtrohet detyra qe te organizohemi dhe te veprojme bashkarisht ne nje parti politike shqiptare, parti qe do te ishte krejt ndryshe nga te gjitha partite politike (iu thençin shqiptare) ne IRJM, parti qe pertej te majtes dhe te djathtes do ta kishte shqiptarine, parti qe do te luftonte per liri e barazi te shqiptareve, parti qe nuk do te lejonte qe shqiptaret ne IRJM te vazhdojne te jene qytetare te dores se dyte e te trete, sipas asaj logjikes se semure sllave “Shqiptar i mire, pastrues i mire!”, apo “Shqiptar i mire eshte shqiptari i vdekur!”etj., logjike kjo qe, edhe sot e kesaj dite vazhdon te jetoje ne qarqet shoviniste sllave;
Prandej, pa dashur te permes emra te personaliteteve atdhetare shqiptare ne ILIRIDE, te te gjithe keta atdhetare apeloj qe, te gjithe keta burra e gra, te deshmuar e te rideshmuar deri me tani, t’i bashkangjiten inisiatives tone dhe te vijne me 10 Qershor 2018 ne Kuvendin Themelues te partise se re shqiptare, emertimin e te ciles do ta percaktojme bashkarisht;
Nese nuk do te veprojme sot, neser do te jete shume vone, prandej…..