Sistemet Demokratike prodhojnë liri dhe barazi. Këto janë dy shtyllat kryesore të Demokracisë.Po të mos jenë këto dy gjëra një shoqëri do të notonte mbi lumtin e ndotur dhe të përgjakshëm të pabarazisë së skajshme ku dhuna, diktati dhe imponimet do të ishin shtyllat kryesore të atij sistemit të kundërt të demokracisë pra të autokracisë. Në këtë sistem politik nuk ka vend për barazinë dhe lirinë këto të dyja instalohen dhe respektohen vetëmse në sistemet demokratike pra në to zbatohen barazia dhe liria në jetën e përditshme.
Kur jemi te liria këtu nuk duhet të lejohen dallimet por të njëjtat duhet të eliminohen me qëllim që të lejohet liri e plotë dhe e barabartë për individët në shoqëri dhe në shtet.Pra të gjithë këta duhet të gëzojnë liri të vërtetë dhe të plotë pa dallime. Ndërsa kur jemi te barazia kjo duhet të jetë jo-selektive. Nuk mund të ĺlogaritet barazi nëse merret si realitet gjendja e skamjes dhe varfërisë por njerëzit duhet të vendosen në shkallë të barabartë në kushte zhvillimi e përparimi apo më konkretishtë në kushte të cilat secilit individ i japin mundësi për tu pasuruar. Qytetarëve përher elitat politike u thonë se janë të barabartë duke aluduar në barazinë formale që e garantojnë kushtetuta dhe ligjet por kur shihet realiteti objektiv në jetën e përditshme atëher bëhet e cartë se njerëzit jetojnë në pabarazi të skajshme. Pra me këtë rast dikush nuk din sa të mira dhe pasuri posedon e shumica e individëve mezi dalin ditën e ardhëshme shëndosh e xhallë për shkak se nuk e kanë të siguruar as atë më kryesoren dhe më të rëndësishmen bukën e gojës e cila shërben për ti mbajtur gjallë në jetë. Ne fatkeqsishtë jemi shtet me pabarazi të skajshme, kjo gjendje është instaluar viteve të fundit jo vetëm këtu te ne por edhe në rajon. Këtë pabarazi nuk e ka shkaktuar zotësia e njerëzve në kushte të një gare të barabartë për punë e më pastaj për pērparim dhe pasurim por këto gjëra janë bërë dhe po bëhen me përvetsim plaqkitje dhe vjedhje të të mirave por dhe të pronave shoqërore e shtetërore. Pra disa individ kanë bërë pasuri marramendëse duke i shkelur kushtetutën dhe ligjet por parashtrohet pyetja logjike se ku ishte dhe ku është pushteti për ta parandaluar vjedhjen grabitjen dhe përvetsimin e pasurisë apo dhe pronave shoqërore.Pushteti pra nuk ishte dhe nuk është askundi që ta pamundësoj apo dhe pengoj jo- kushtetueshmërinë dhe jo ligjshmërinë e veprimeve dhe akteve të shëmtuara të disa individëve që u përmendën pak më lartë. Një pushtet që e mbronë krimin bile edhe i cili e stimulon atë nuk është pushtet i ligjshëm dhe i mirë. Kur jemi te barazia faktike e qytetarëve prap do të përsëris se të gjithë qytetarët janë të barabartë por vetëm në aspekt formal ndërsa në aspekt faktik nuk ka barazi të plotë. Me këtë rast dua të themë dicka lidhur me arrestimin e dhjeshëm të një funkcionari të Qeverisë aktuale. Ky meqë ishte funkcionar i Qeverisë u pa të shkonte vetë pa iu vënë prangat për tu prezentuar para Prokurorit publik dhe atë pa prezencë të policisë. Po të kishte qenë i njëjti individ qytetarë i rëndomtë apo dhe ndonjë përfaqsues i ndonjë partie opozitre kush e di sa polic do ta shoqëronin atë në prokurori apo dhe ndoshta edhe do të tërhiqej zvarrë nga pjestarët e policisë. Pra qytetarët të cilët gëzojnë status barazie formale të njëjtin status duhet ta gëzojnë edhe në aspekt faktik bile edhe atëher kur paraqiten para prokurorit apo dhe para gjykatës për të dhënë llogari për veprat e kundërligjshme që i bëjnë. Pra për fund Institucionet e shtetit duhet domosdoshmërisht ta zbatojnë parimin e barazisë faktike në veprimet e tyre të cilat përher duan ti cilësojnë si demokratike e kjo don të thotë të ligjshme.

Shkruan:Ejup Berisha