Të gjithë e dinë që jemi të pafajshëm por askush nuk po ndërmerr asgjë. Kështu deklaroi i dënuari në rastin ‘Sopoti” Samt Lutfiu, i cili në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA tha se për çdo dy javë të gjithë të dënuarit duhet të paraqiten në Gjykatën e Kumanovës për të dëshmuar se janë në Maqedoni. Dje u mbajt seanca e 70 e këtij rasti, dhe Samet Lutfiu duke folur për seancat gjyqësore tha se e kanë të vështirë, sidomos i dënuari më i moshuar Sulejman Sulejmani për shkak të moshës së shtyrë 73 vjeçare e ka shumë të vështirë të vij në gjykatë.

“Jo pak po shumë e ka vështirë sepse ai është 73 vjeçarë, me sy nuk sheh mirë, e ka vështirë të ecë e patë edhe ju vetë se si duhet me e ndihmu duke e kapur për krahu për me e sjell në gjykatë. As për neve nuk është e lehtë por për ata edhe më shumë është e vështirë. Mirëpo deri kur kështu….një Zot e di”, tha Lutfiu.

Ndërkohë Shaban Limani u shpreh se çdo herë e kanë dëshmuar pafajësinë e tyre dhe sipas tij PSP jorastësisht e ka kërkuar këtë rast që ta shqyrtojë. Ai tha se do të luftojnë për drejtësi deri në fund. Ndërsa sa ipërket materialeve të përgjuara të cilat mund të përdoren si dëshmi për rastin “Sopoti”, i dënuari Shaban Limani tha se avokatët mbrojtës disa herë kanë tentuar që t’i përdorin të njejtat si dëshmi por gjykata nuk i ka pranuar pasi i cilëson si dëshmi të pavlefshme.

“Tash për momentin në gjykatë nuk e kemi parashtru kërkesën që t’i materialet e përgjuara për “Sopotin” t’i propozojmë si dëshmi”, tha Limani.

Ai shtoi se deri te Prokuroria Speciale avokatët mbrojtës i kanë dorëzuar jo vetëm dëshmitë nga materialet e përgjuara por edhe dëshmi të tjera.