Brenda 8 muajve të pandemisë janë dënuar pothuajse rreth 130.000 qytetarë për mosrespektimin e protokolleve shëndetësore, respektivisht për mosmbajtjen e maskave, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dënimet ishin prej 20 euro për persona fizik dhe 2000 euro për persona juridik që nuk kanë siguruar maska nëpër bizneset e tyre. Këto janë dënimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut për mossigurimin e maskave për t’u mbrojtur nga pandemia globale Covid-19.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Më shumë se 2 milionë euro janë fituar vetëm nga dënimet për mosmbajtjen e maskave, që nga periudha 1 maj deri më tani, ndërsa numri i përgjithshëm i të dënuarve është 128.849 qytetarë”
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 390 shkelje për mosmbajtje të maskës. Nga Institucioni në fjalë edhe në vazhdimësi u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuar nga Qeveria kundër koronavirusit. /SHENJA/