Deri në mesnatë kur skadoi afati, për votim në zgjedhjet parlamentare, në KSHZ janë paraqitur gjithsej 697 të sëmurë nga Kovid-19 dhe persona në vetëizolim.

Për votim janë paraqitur edhe 9020 persona të pamundur dhe kronik.

Personat të cilët janë në karantinë shtëpiak për shkak testit pozitiv të KOVID-19 dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa vetëizolim me vendim nga Inspektorati shtetërorë sanitar dhe shëndetësor, do të votojnë më 13 korrik në shtëpitë e tyre.

Personat rezultatet e të cilëve do të jenë pozitiv pas 8 korrikut apo do të vendosen në vetëizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për votim.

Të pamundurit dhe të sëmurët kronik do të votojnë më 14 korrik.

Ende vazhdon paraqitja për votim e personave në paraburgim shtëpiak. Afati për këtë përfundon më 11 korrik.

Në ditën e zgjedhjeve më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në orën 7, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më shumë se zakonisht në zgjedhjet paraprake kur vendvotimet mbylleshin në orën 19.