PERIUDHA e DYTË e Shekullit XIV,
MANASTIRI i HILANDARIT,
“PERANDORIA Car DUSHANIT”,
BETEJA E KOSOVËS
dhe e VËRTETA SHQIPTARE MBI TO.

Shkruan Orhan Rexhepi

Është periudha kohore e gjysmës së dytë të shekullit XIV, Historinë e të cilës periudhë SERBËT e ngritën në majat e tyre më të larta të mundshme, është fjala për “Pernadorinë” e CAR DUSHANIT të tyre të rrejshëm e jo për STEFAN DUSHANIN e vërtetë, dhe më pas është koha e BETEJËS “SERBE” të KOSOVËS, e që në fakt e cila ishte diçka krejt tjetër, ISHTE (gati) KOMPLET SHQIPTARE, gjë të cilën KREJTËSISHT E QARTËSON KJO HARTË e asaj kohe.

Në këtë pozicionim të atëhershëm, përpos 13 PRINCIPATAVE më të organizuara SHQIPTARE, mund ta shihni edhe Manastirin e HILANDARIT si pjesë e PRINCIPATËS së famshme të KASTRIOTËVE. Historiografia SERBE e thotë se këtë Manastir në vitin 1198 e ndërtuan një i shpallur prej tyre si SVETI SAVA, dhe babai i tij Stefan Nemanja, domethënë NIMANAJ (Një Familje e madhe Fisnikësh SHQIPTARË të asaj kohe). Ky Manastir ndodhet në ATHOS të Greqisë së sotme, në të quajturin MALI i SHENJTË (bregdeti i Greqisë veri-lindore), dhe po ky Stefan NIMANAJ është i varrosur mu aty. Në bazë të gënjeshtrave ekstra të mëdha SERBE duhet të shtrohen shumë pyetje të cilave përgjigjet do t’i vijnë vetëvetiu, mbi të gjitha pse ky VEND iu dhurua SERBISË si ekstra territor me garancione ndërkombëtare? Sigurisht se ishte RUSIA ajo që e ka luajtur rolin vendimtar në këtë drejtim, sepse GËNJESHTRA e MADHE e HISTORISË SERBE e KA THEMELIN MU ATY, sepse koka e kësaj gënjeshtreje është vetë ky SVETI SAVA, sepse kjo GËNJESHTËR ËSHTË KRIJUAR me qëllimin e NDRYDHJES SË NJË TË VËRTETE TË MADHE NË KËTË MANASTIR. Paramendojeni, UNESCO e futi nën mbrojtje të saj pa i bërë të gjitha verifikimet se çfarë ka të fshehur aty. Ky Manastir edhe pse ndodhet në brendi të GREQISË, iu dhurua kësaj SERBIE vetëm e vetëm për t’i fshehur GJURMËT e NJË TË VËRTETEJE të MADHE të SHQIPTARËVE, sepse në atë vend pos tjerash ndodhen edhe dokumente që kanë lidhje të drejtëpërdrejt me Familjen KASTRIOTI. Babai i Skënderbeut GJON KASTRIOTI është varrosur aty (2. 5. 1437), e poashtu edhe vëllai i tij REPOSHI (25. 7. 1431), i cili e ka të lënë NJË DORËSHKRIM në Gjuhën SHQIPE, dhe mbi të gjitha ky MANASTIR ishte në Principatën e KASTRIOTËVE, prandaj edhe mu aty përfundimisht DO TË DUHET TË SHKULEN KËTO RRËNJË të HISTORISË së RREJSHME SERBE, me frikën e madhe se ndonjë nga ato DOKUMENTE të shumta do të mund të zhduken kur të vijë momenti final, për të gjitha këto gënjeshtra të tyre na dëshmon edhe vetë afreska e vitit 1433-34, VARRIMI i SAVËS II (nipi i Stefan NIMANAJT), ku prapa udhëheqësisë Kishtare i tërë Populli shihet i pikturuar me PLISA në KOKË, afreskë kjo që ndodhet në Katedralen e PEJËS, nëse akoma ndodhet aty.

Edhe pas gjithë kësaj që u tha për Manastirin e HILANDARIT, KISHA ORTODOKSE SERBE fare vonë arriti ta marrë AUTOQEFALINË e MIRËFILLTË të saj. Ata si datë të kinse fituarjes së kësaj autoqefalie e nxorrën një vit krejtë anakronik, vitin 1219. Në këtë vit Monarku i Kostandinopojës MANOILI I e paska shuguruar SVETI SAVËN si “KRYEPESHKOP të VENDEVE SERBE dhe BREGDETARE”. Pyetja është se cilat ishin këto vende SERBE dhe çka nënkuptohej me këto vende BREGDETARE, aq më parë kur SERBËT si etni nuk ekzistonin fare para vitit 1834, derisa nga ana tjetër zyrtarizimi i një AUTOQEFALIE të cilësdo Kishë ORTODOKSE definohet fare saktë, si për shembull KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE. Gënjeshtra iu del në shesh me faktin se NEMANJIQËT “e tyre” në të vërtetë siç u tha më parë ishin NIMANAJ, dhe mbi të gjitha kur tashmë është e ditur se gjithë ORTODOKSËT e gadishullit ILIRIK përpos ORTODOKSË quheshin edhe SERBË, prandaj edhe nëse ndonjë pjesë e Gadishullit ILIRIK para vitit 1834 quhej SERBIA, fjala ishte për ZONA GJEOGRAFIKE EKSKLUZIVISHT të KARAKTERIT FETAR. Dhe si konkluzion, për ta shëndërruar gënjeshtrën e tyre të vitit 1219 si të vërtetë, ata e thanë se në vitin 1920 u themelua MODERNA SRPSKA PRAVOSLAVNA CRKVA (Kisha Moderne Ortodokse Serbe). Pra pikërisht në këtë vit Patriarkana e KOSTANDINOPOJËS e njohu AUTOQEFALITETIN e Kishës Ortodokse Serbe, edhe pse këtë ngjarje SERBIA e emëroi krejtë rrejshëm si BASHKIM TË KISHAVE PROVINCIALE SERBE (Patriarkana e Karllovcit, Mitropolitati i Beogradit, i Dabrobosanskas dhe ai Malazez), e gjitha kjo u zbardh në vitin 2019, kur KISHA ORTODOKSE SERBE, për kinse 800-vjetorin e AUTOQEFALISË së KISHËS së saj, i dërgoi ftesë njeriut të parë të ORTODOKSISË botërore BARTOLOMEUT, i cili ia ktheu këtë përgjigje, “Nëse Zoti do, unë do të vij në BEOGRAD këtë vjeshtë me ftesë të Patriarkut IRINEJ, sepse jam i ftuar NË FESTIMIN e 800-VJETORIT të SHUGURIMIT të SVETI SAVËS”, domethënë BARTOLOMEU OPINIONIT SERB IA THA NË FYTYRË TË VËRTETËN e PLOTË të AUTOQEFALISË së TYRE të SAKTË, e cila nuk është e vitit 1219 por e vitit 1920.

Pra,

Principatat janë ato që shumë më saktë se për shembull Mbretëritë, e tregojnë të vërtetën e përkatësisë eventuale të një territori të caktuar, sepse Principatat nuk e kanë pasur mundësinë e përvetësimit të trojeve nga njëra-tjetra, mu ashtu si e kanë pasur Mbretëritë apo Shtetet, prandaj edhe përkatësia e një FISI, si pjesëtar i një POPULLI, konkretisht i POPULLIT SHQIPTAR, është ARGUMENT I PATJETËRSUESHËM. Në këtë rast, si edhe në shumë raste tjera del në shesh e vërteta e madhe, se në perudhën e dytë të shekullit XIV, e gjithë Histroia e “PERANDORISË së CAR DUSHANIT” (1346-1355) dhe e gjithë Historia e BETEJËS së KOSOVËS (1389) KISHTE TË BËNTE EKSKLUZIVISHT ME SHQIPTARËT, aq më parë kur pikërisht në këtë kohë (1380) U THEMELUA edhe UNIVERSITETI i DURRËSIT në GJUHËN SHQIPE. Një gjë të tillë na e dëshmon edhe VETË TENTIMI I PËRVETËSIMIT TË FIGURAVE TË MËVONSHME SHQIPTARE, si GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU dhe Gonxhe Bojaxhiu Shën NËNA TEREZE.

Credit Diana Doci