Zgjedhjet po afrohen, ndërsa tensionet në Lëvizjen BESA vecse po shtohen. Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime të sigurta pranë kësaj Lëvizje mëson se mbrëm Lëvizja Besa ka mbajtur mbledhje ku kanë plasur pakënaqësit mes dy taboreve atë të kryetarit aktual Bilall Kasamit dhe anëtarëve të kryesisë qendrore, Skender Rexhep Zejdi dhe Adnan Ismaili.

Pas diskutimeve Zejdi dhe Adnan Ismaili kanë shprehur pakënaqësitë hapur ndaj Bilall Kasamit, ku kanë lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative me fjalët, “me këto mend që keni ju nuk do të mbërrini të merrni asnjë deputet do të ju fshin”.

Në këtë mënyrë Zejdi dhe Ismaili janë larguar nga hapsirat e lëvizjes Besa të indinjuar nga sjellja “fëmijërore” e kryetarit të kësaj Lëvizje Bilall Kasami, rrëfehet burimi nga kjo Lëvizje për Zhurnal.

Ndryshe, javë më parë edhe disa anëtar të degës së Lëvizjes BESA në Tetovë,  ku kanë shfaqur paknaqësi ndaj Kryetarit Kasami, ata  kaluan në Lëvizjen e Kryetarit aktual të Strugës, Ziadin Sela gjegjësisht në LR-PDSH, transemton Zhurnal.