Ditëve të fundit nga aktivistë të dalluar të Aleancës për Shqiptarët janë duke u zhvilluar debate të shumta në prag të Kongresit të partisë që pritet të mbahet me 27 mars, në lidhje me paralajmërimet e Ziadin Selës për rikandidim të sërishëm, për të tretën herë me rradhë në krye të Aleancës për Shqiptarët. Të shumtë janë ata që kontestojnë rikandidimin e Selës , nga njëra anë për shkak të moslejimit të statutit partiak që kufizon mandatin e kryetarit nw më së shumti në dy mandate, që Sela tashmë i ka konsumuar, po edhe ka zëra të shumta që Aleancës i nevojitet një rifreskim më shumë se kurrë, dhe një lidership i ri që do të sjell erën e fitores.
Në vazhdim ua përcjellim reagimin e njërit ndër aktivistët mët të dalluar të Gostivarit , Semi Memeti:
PËRÇARJE JO, THIRRJE NË DEMOKRACI PO!
Të gjithë kta që shpifin sikur bëjmë përçarje, janë ata që inicojnë dhe e dëshirojnë atë.
– Prej kur u bë përçarje ta kërkosh të drejtën tënde?
– Prej kur u bë përçarje ta duash të mirën e partisë, vendit tënd dhe popullit?
– Përçarje është që me çdo kusht të mos e lëshosh karrigen dhe t’a dëmtosh partinë dhe shpresën popullit!
– Përçarje është që të mos veprosh ndaj parimeve që vet i ke premtuar!
Është shumë e qartë që populli don ndryshim, jo vetëm të rrëzohet BDI-ja, por në vend të saj të vijë një strukturë e re, e pastër dhe e paharxhuar.
Nëse premtojmë se mund t’a sjellim ndryshimin, duhet ta vërtetojmë duke e ndryshuar së pari veten.
Gostivari gjithmonë e ka çmuar ndryshimin. Në krye me Arben Taravarin vërehet qartë se Gostivari frymon lirshëm dhe vazhdon për ditë më të mira. Pse të mos frymojë e gjithë Aleanca?
Arben Taravari është njeriu i duhur për të parin e Aleancës, i cili e ka dëshmuar se si bëhet udhëheqja e duhur.
Ai është shpresa e vetme dhe besoj që këtë e shohin edhe të tjerit që nuk jetojnë në Gostivar. Ai e solli ndryshimin në Gostivar dhe do ta bëjë edhe tek Aleanca.
Un gjithmon kam qenë, jam dhe do të jem përkrahësi më i madh i Arben Taravarit, sepse di t’a bëj dallimin e qëllimit të pastër dhe dashurisë ndaj pushtetit dhe karriges.
Tfala