Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka dorëzuar 12 padi penale dhe 12 procedura disiplinore e kundërvajtëse deri në Prokurori Themelore Publike për rastin e keqpërdorimit të 13 vjeçares e cila ishte pre e trafikimit dhe dhunimit seksual. Nga Prokuroria Publike nuk shpalosin detaje ndërkohë thonë se hetimet mbi rastin vazhdojnë.

Ne jemi Institucion përgjegjës për mbrojtje sociale dhe është e rëndësishme të tregojmë se hyjmë në transformim të shpejtë në “25 Maj” dhe në “Ranka Milanoviq” si Institucione të cilët për dhjetë vite ishin harruar, ndërsa tek tani i shohim rezultatet – deklaroi Mila Carovska, ministre e Punës Sociale.

Nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkojnë përgjegjësi penale për ish drejtorin e Qendrës “25 maji”.

E gjithë ngjarja jep dilemë dhe përgjigje për dy cështje. Si ka mundur që ajo me vite të kishte ndodhur dhe ministria e Punës Sociale të mos ketë dijeni mbi rastin, dhe përse nën presion të opinionit u mobilizua për të ndëshkuar me përgjegjësi penale. Ku ka qenë Prokuroria Publike Themelore që me kohë të reagojë, dhe a duhej që të vihet në pikëpyetje jeta e të miturës që të mobilizohen qytetarët dhe mediat“

Gjatë javës së kaluar Qendra për mbrojtjen e të drejtave të romëve raportoi mbi rastin e të miturës pasi që e njëjta i ishte nënshtruar abortit në Klinikën për Gjinekologji në Shkup. Për rastin në fjalë punonjësit kishin njoftuar disa herë Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë. Nga MPB-ja pranuan se në të gjitha rastet e paraqitura që nga fundi i vitit 2016, policia ka vepruar në mënyrë konforme duke marrë të gjitha masat, duke hedhur kështu topin në Prokurori.