Gjinia femërore në përgjithësi kërkon perfeksionin për çdo gjë, por sidomos për sa i përket pamjes së jashtme. Kush është ajo vajzë që nuk do të donte që në fytyrën e saj çdo gjë të ishte e pëkryer?

Por edhe nëse nuk jemi perfekte, ne nuk shqetësohemi sepse na vijnë në ndihmë produktet e grimit. Por jo gjithmonë ato janë të këshillueshme, pasi edhe mund të na dëmtojmë. Marrim shembull qerpikët falsë.

Çdo femër do të donte që qerpikët t’i kishte të gjatë dhe të bukur. Por kur nuk i ka, i vendos ato falsë, nepër evinimente të rëndësishme, ose thjesht edhe në përditshmëri. Por ajo që nuk e dinit, është se ato janë të dëmshëm, për post faktit se na bëjnë të dukemi bukur.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qerpikët falsë shumë të gjatë thajnë syrin. Në fakt, qerpikët e trashë dhe të gjatë krijojnë një erë në miniaturë që shtyn më shumë ajër mbi sipërfaqen e syrit.

Kjo është arsyeja përse qerpikët e gjatë falsë thajnë syrin dhe lejojnë më shumë pluhur të hyjë në sy. Gjatësia perfekte e qerpikëve është sa një e treta e syrit tuaj. Sa më shumë qerpikë të keni aq më mirë do të jetë. Në këtë rast më e rëndësishme është sasia se sa gjatësia.