( Emrëtimi që shpërfaqi supremacion për dominim karshi shqiptarëve )

…Impenjimi i z.Bujar Osmanit në cilësinë e vice/premierit për Eurointegrime nuk nënkupton kyçjen e shqiptarëve në kontestin për emrin me fqiun jugor Greqinë, por thjeshtë duhet kuptuar si detyrë zyrtare. Sepse, z.Osmani është përfaqësues i qeverisë si rrezultat i koalicionimit ashtu siç ishin edhe disa udhëheqës të digasterit për Eurointegrime në të kaluarën. Këta përfaqësues janë të obliguar të zbatojnë dhe të flasin ekskluzivisht për qëndrimet e qeverisë dhe të laujnë rolin e postierit për të dërguar selamet herë tek njëra e herë tek pala tjetër. Në këtë detyrë siç jemi në dijeni, skajshmërisht u lodhën edhe pararendësit, Fatmir Besimi,Teuta Arifi dhe Arbër Ademi . Autoktonia teritoriale e shqiptarëve në këto hapësira lidhur me këtë KONTEST shumdekadësh nënkupton përfaqësuesin- ekspert shqiptarë krahas atij ( Vasko Naumov ) që aktualisht përfaqëson negociatat me ndërmjetësuesin Nimic . Është çështje njohur, se zgjidhjen e këtij kontesi nuk mundin ta shtyjnë vetëm shqiptarët mbase këtu përplasen interesa gjeostrategjike shumdimensionale, por ate çka mund të bëjnë shqiptarët është fakti se që të mos pajtohen JO ME ÇFARËDO EMRI. Pagëzimi teritorial apriori nënkupton identitetin nacional të atyre që jetojnë në atë hapësirë teritoriale, andaj realiteti demografik autokton i atyre që jetojnë në këto troje padyshim se është tjetërfare . Dhe historikisht nga etablimi shtetëror i Maqedonisë si ENTITET, pagëzimi i këtij teritori u keqpërdorë duke diskriminuar pozitën juridiko-politike të shqiptarëve duke shpërfaqur supremacion për dominim në çdo aspekt karshi shqiptarëve. Të vetmen gjë që shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet ta pengojnë dhe kontestojnë për shkak të qytetarisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut , është moskontestimin e NDJENJËS të të gjthë atyre qytetarëve që të ndjehen lirshëm shpitërisht ashtu siç ata vlerësojnë . ( q/a )