bedredin subhi

Lista e votuesve nuk është e pastruar nga votuesit e dyshimtë. Gjatë këtyre 5 muajve të kaluara janë “pastruar” vetëm 3400 votues të cilët rezultojnë të jenë të vdekur. Ky numër i vogël do të thotë që Maqedonia në zgjedhjet e ardhëshme sërish do të ketë 1.800.000 votues që është e papranueshme për shqiptarët përshkak se vazhdojnë të ngelin të dyshimt afërsisht edhe 270.000 votues ose 30 deputet.

Por kështu nuk mendojnë përfaqësuesit shqiptar në KSHZ, Subhi Jakupi nga BDI dhe Bedredin Ibrahimi nga PDSH. Të cilët mbështetin parezervë Silvana Bonevën e VMRO-së, madje në mbledhjen e fundi më i zëshëm se Boneva ishte Bedredin Ibrahimi i cili kërkonte nga Çiçakovski të votoje sa më shpejt listën zgjedhore duke menjanuar atë si pengesë dhe të hapet rruga që Maqedonia të mundet të organiziojë zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Kjo kërkesë e Ibrahimit erdhi pas votimit “kundër” të kryetarit të KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski përshkak se procesi i pastrimit nuk ka përfunduar ashtu siç duhet. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE insiston që KSHZ sa më shpejt të publikoje në sajtin zyrtar listën zgjedhore të kontestuar nga gjithë palët në këtë shtet, opozita maqedonase, opozita shqiptare, OJQ-të, faktori ndërkombëtar dhe agjensioni i specializuar për sisteme zgjedhore IFES. Mbojtësit e vetëm të listës së papastruar zgjedhore janë vetëm, VMRO, BDI dhe PDSH./FOL