Sot përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, sekretari gjeneral Afrim Gashi, si dhe nënkryetari Zeqirija Ibrahimi, në selinë e BESËS, kanë realzuar takim me Shefin e Sektorit Politik në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Lukas Hollup.

Në këtë takim është biseduar për aktualitetin politik, me çka përfaqësuesit e BESËS e kanë njoftuar z. Hollup, se përkitazi me qeverisjen e ardhshme parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se BESA pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar.

Takime të këtilla janë duke u realizuar intenzivisht nga Lëvizja BESA me diplomat ndërkombëtar.