Përfaqësuesit e PDSH-së, Azem Sadiku sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i shtabit zgjedhor dhe  anëtari i shtabit zgjedhor  Bekim Fazliu sot në Shkup zhvilluan takim me përfaqësuesin special në Asamblenë parlamentare të OSBE-së për Evropën juglindore, Roberto Batelli.

Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike në vend si dhe për  zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në takim përfaqësuesit e PDSH-së potencuan se prioritet i Partisë Demokratike Shqiptare është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimi i parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkuan përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira dhe të besueshme.
 
Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje fer, të lira dhe kredibile.