Soda e bukës, ose bikarbonat natriumi, është me të vërtetë një substancë e mahnitshme. 

Jo vetëm që përmes saj mund të kemi përfitime të shumta, por ajo konsiderohet shumë miqësore edhe për mjedisin, transmeton KosovaPress.

Sodë bikarboni për larje

Duke përdorur sode buke (të tretur në ujë) direkt në rrobat tuaja, ose në makinën tuaj larëse do të ndihmojë në:

Zbutjen e rrobave tuaj

Heqjen e njollave të verdha nga rrobat dhe të brendshmet

Heqjen e njollave në jakë

Heqjen e njollave të frutave dhe verës

Heqjen e njollave nga yndyrat

Heqjen e njollave të bojërave

Sodë bikarboni në kuzhinë

Soda e bukës është një pastrues shumë efektiv dhe i natyrshëm. Duke përdorur sodë buke në një sfungjer ose një leckë të lagur, do të keni rezultat mahnitës në:

Pastrimin e furrave me mikrovalë dhe furrave konvencionale.

Heqjen e njollave të yndyrës nga mobilet e drurit

Dezinfektimin e pajisjeve të kuzhinës

Pastrimin e pullave dhe butonave të ndryshëm pa ia hequr ngjyrën

Pastrimin e qelqit

Heqjen e njollave të çajit dhe kafes

Pastrimin në brendësi të frigoriferit

Heqjen e erës së gatimit

Evitimi i erërave të pakëndshme

Heq erën e keqe të këpucëve

Heq erën e keqe nga duart tuaja

Hequr erën e keqe nga frigoriferët dhe mikrovalët

Eliminon erën e keqe nga kazanët e mbeturinave

Heq erën e keqe nga dyshekët

Heq erën e keqe në makinën tuaj

Përbërësi kryesor i gatimit

Soda për pjekje është një përbërës kryesor në kuzhinën tuaj.

Përdorimi i saj rezulton në:

Zbutjen e mishit të viçit dhe pulës

Neutralizimin e aciditetin e lëngut të portokallit

Mbajtjen e ngjyrës së bardhë në lulelakër

Heqjen qafe të shijes së tepërt të uthullës

Produkt i shkëlqyer për kujdesin dentar

Për kujdesin dentar, soda e bukës është përdorur për:

Heqjen e njollave, dhe parandalimin e formimit të gurëve në dhëmbë

Evitimin e erës së keqe të gojës

Zbardhjen e dhëmbëve

Miku më i mirë i flokëve dhe lëkurës

Soda e bukës është miku juaj besnik, kur është fjala për lëkurën dhe kujdesin për flokun.

Parandalon acarimin e lëkurës pas rrojës

Mund të përdoret për pastrim të fytyrës dhe trupit.

Heq toksina dhe mbeturinat e tjera nga lëkurën tuaj

Zëvendëson shampon

Parandalon zbokthin