Ballina Shëndetësi Përfitimet e shumta shëndetësore që na i mundëson joga

Përfitimet e shumta shëndetësore që na i mundëson joga

Është dëshmuar shkencërisht përmes praktikantëve në të gjithë botën se disiplina mbi 5 mijë-vjeçare e jogës përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik, mendor dhe gjendjen shpirtërore.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se joga vazhdimisht po është praktikë në rritje, e cila aplikohet nga shumë personalitete të njohura botërore.

Joga njihet për relaksimin dhe lehtësimin e mendjes që ua mundëson njerëzve. Ndër tjerash, joga është e mirë edhe për largimin e stresit për shkak të teknikave të frymëmarrjes që aplikohen.

Ne do të përmendim vetëm disa sëmundje, kushte dhe probleme për të cilat aplikimi i jogës mund të jetë i dobishëm:

– Për t’i larguar rrudhat në fytyrë
– Për lehtësimin e dhimbjeve të kokës
– Për kontrollimin e shtypjes së gjakut
– Për ta larguar nervozën
– Për ta lehtësuar lodhjen dhe rraspaktijen
– I rregullon problemet me rrugët e frymëmarrjes
– Parandalon rënien e flokëve
– I trajton dhimbjet në gjoks, këmbë, kofshë, qafë, shpinë, etj.
– Largon celulitin, etj.