Orhidea përdoret në mjekësinë popullore për të garantuar qetësinë dhe gjumin e mirë. Orhidea e thatë rezulton të jetë e mirë për sistemin imunitar që ndihmon trupin t’i rezistojë infeksioneve kur merret në formën e çajit. Ajo ndihmon me energjinë emocionale dhe lufton lodhjen. Për më tepër, orhidetë kanë një ndikim të mirë për shikimin dhe shpesh janë përdorur edhe si trajtim alternative kundër qelizave të dëmshme tumorale.

Orhidetë, përfshirë lulet dhe pjesë të tjera të bimëve mund të thahen dhe të përdoren me disa receta të tjera bimësh mjekësore. Ato mund të konsumohen edhe si çaj. Disa specie orkidesh mblidhen, thahen dhe pastaj paketohen për çaj bimor, duke ndihmuar kundër pagjumësisë dhe përmirësuar tensionin e gjakut. Rrënjët e orhidesë kanë vlera natyrale antibiotike dhe anti-mikrobiale. Vajrat esencialë të nxjerrë nga bima e orhidesë përdoren edhe në terapitë aromatike.

Orhidea është simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit. Grekët e përdorin orhidenë si simbol të potencës, ndërsa Kinezët e lashtë besonin që orhidea mund të përcillnin aromën e nxjerrë nga vetë trupi i perandorit.

Përdoret si përbërës ushqimor Vanilja, një prej orhideve më të bukura përdoret për gatim, veçanërisht për ëmbëlsira. Vanilja përdoret edhe si parfum, terapi aromatike dhe produkte të tjera kozmetike. Gjithashtu mos harroni se nga rrënjët e një lloj orhideje përftohet salepi.