Kumbullat janë fruta shumë të ushqyeshme që rriten më së shumti në SHBA, Evropë, Japoni dhe Kinë.

Çdo sasi, sado e vogël, e kumbullave të konsumuara është e tejmbushur me vitamina, minerale dhe antioksidues.

Dihet se antioksiduesit kanë efekte shumë pozitive, duke filluar nga ulja e kolesterolit dhe freskia e lëkurës.

Kumbullat mund të ndalojnë në parandalimin e kancerit- Siç u tha dhe më lartë, kumbullat janë një burim i pashtershëm i antioksiduesve. Ja pse konsumimi i tyre në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit. Një nga oksidantët më ndihmues në luftën kundër kancerit që gjendet te kumbulla është beta karoteni.

Ndihmon në mos mpiksjen e gjakut- Vitamina K e cila gjendet në kumbulla ndihmon në parandalimin e mpiksjes së panevojshme të gjakut. Është e rëndësishme që të parandalohen mpiksjet e gjakut sepse mund të bëhen të rrezikshme aq sa të shkaktojnë atak në zemër, transmeton kp.

Ndihmojnë në forcimin e kockave- Një funksion tjetër jo më pak i rëndësishëm i vitaminës K është që të mbajë kalciumin në kockë dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme konsumimi i kumbullave për forcimin e kockave. Përveç të tjerave, është treguar se tek kumbullat gjenden disa komponentë që ruajnë në nivele normale densitetin e kockave.

Mbajnë në nivele normale sheqerin në gjak- Edhe pse kanë një shijë pak të ëmbël, kumbullat janë një ushqim shumë i mirë për të sëmurët me diabet të tipit dy. Disa përbërës të tyre rregullojnë nivelin e insulinës në gjak pas konsumimit të ushqimit dhe detyrimisht mbajnë në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Konsumimi i tyre ul tensionin e lartë të gjakut- Keni nivel shumë të lartë të tensionit? Merrni ilaçet e rekomanduara nga mjeku, rregulloni dietën ushqimore, bëni ushtrime fizike , por mos harroni të shtoni edhe disa kumbulla. Antioksidantët dhe fibrat e gjendur në kumbulla rregullojnë tensionin e gjakut duke i mbajtur enët e gjakut të shëndetshme dhe duke rregulluar nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Heqin kilet e tepërta- Përmbajtja e lartë e fibrave dhe ujit në kumbulla e bën stomakut të ndihet menjëherë i ngopur dhe e shpëton në këtë mënyrë nga ngrënia e tepërt. Për më tepër, ato përmbajnë një sasi të pa konsiderueshme të yndyrës dhe aspak kolesterol.