Një inspektor i rremë policie nga Tetova ka marrë  njëzet mijë euro (1,230,000 denarë)  nga një person i Kumanovës, me shpresën se ai së shpejti do ta shoh djalin e tij të lirë nga burgu i Tetovës.

 

Policia thotë se padia është ngritur kundër N.M. (44) nga Tetova i cili është i dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Korrikun e vitit të kaluar ai në mënyrë të rreme ishte prezantuar si inspektor policie në Departamentin e armëve dhe drogës në SPB Tetovë, e ka gënjyer N.B. (69) nga Kumanova të cilit i ka premtuar se do ta ndihmojë që djali i tij të del nga burgu, kurse për shërbimin i ka marrë 20 mijë euro. /Telegrafi/