Mund të mos ju ketë shkuar në mendje mirëpo lëngu i patates së pa gatuar mund të përdoret për përfitime të shumta shëndetësore.

Lëngu i patates së pa zier apo pa gatuar ju ndihmon tej mase në trajtimin e artritit, ekzemës dhe madje edhe gastrit.

Lëngu i patates së pa gatuar është i pasur me fibra dhe duke e konsumuar atë, ju përmirësoni funksionimin e veshkave, mëlçisë dhe fshikëzës. Për më tepër, lëngu i patates nuk ka kolesterol dhe përmirëson qarkullimin e të gjitha qelizave në trup dhe ndihmon në heqjen e kolesterolit të tepërt nga trupi.

Pirja e një gote lëng patate mund të ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të parandaloni infeksionet pasi që ajo është e pasur me vitaminë C.