Në mëngjes në orën 05:00 përfundoi  ndalesa  më e gjatë 85 orëshe për lëvizje në tërë territorin e shtetit, e cila filloi të premten prej orës 16:00.

Në 85 orët e fundit policia  ka arrestuar disa persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes dhe për to do të  ngriten  padi penale përkatëse.

Ora policore prej sot vazhdon  sikur javën e kaluar në ditët e punës nga ora 16 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit. Në fuqi është ndalesa për grupim të më shumë se dy personave,  përveç për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Më të moshuarve  prej moshës 67 vjeçare u është lejuar të dalin  jashtë shtëpisë prej orës 10-12, ndërsa të rinjve deri në moshën 18 vjeçare prej orës 13-15.