Pa ngarkesë politike, pa ironizim,  me këtë lloj organizimi  me kaq shqiptarë dhe me Kim Mehmetin në krye  nuk dridhet Shkupi!

Sapo ka përfunduar protesta  para Qeverise, e cila ishte e thirur  nga Këshilli Opozitar dhe e mbështetur nga partitë opozitare shqiptare si dhe shumë organizata joqeveritare .  Protesta e sotme  ishte e qetë dhe nuk ka pasur asnjë incident. Me fjalime para protestuesve u paraqitën Kryetari  Lëvizjes Besa Bilall Kasami si dhe i vetëshpalluri ”Zëdhënës i Pakënaqësisë shqiptare”  Kim Mehmeti.

Pas përmbylljes së fjalimeve protestuesit u shpërndanë të qetë,

Gjithashtu duhet përmendur   se protesta e sotme ishte  e mbështetur jo vetëm deklarativisht por edhe fizikisht  nga Lideri  historik i “Vetëvendosjes” Albin Kurti si dhe  Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela ku për arsye të njohura vetëm për organizatorët nuk ishte paraparë edhe një fjalim përshëndetës si nga z Kurti ashtu edhe nga Ziadin Sela.

©fol.mk