Me ndeshjet e sotme ka përfunduar kampanja kualifikuese për Euro 2020.

20 skuadra tashmë kanë siguruar biletën për Kampionatin Evropian, derisa katër të tjera do të vijnë nga Play-off i Ligës së Kombeve.

Anglia, Çekia, Ukraina, Portugalia, Gjermania, Holanda, Zvicra, Danimarka, Kroacia, Welsi, Spanja, Suedia, Polonia, Austria, Franca, Turqia, Belgjika, Rusia, Italia, Finlanda janë kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin.

Ky kampionat do të jetë i veçantë, pasi do të luhet në 12 qytete, në 12 shtete të ndryshme të Evropës.

Europiani fillon me 12 qershor derisa finalja e madhe luhet me 12 korrik .