Me Çmimin i parë për esenë më të mirë është vlerësuar Bujar Plloshtani me esenë ” Mbi ekzistencializmin”.

Festivali Letrar për të rinj “Tiranë 2016” , organizuar nga Shtëpia Botuese Toena, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës u zhvillua në muajt Maj – Nëntor 2016, duke përzgjedhur në faza të ndryshme krijimet më të mira letrare të të rinjve.

 Të rinjtë krijues gjatë fazave të zhvillimit të festivalit morën pjesë në disa seminare rikrijuese ku krijuesit e rinj, falë ndihmesës së trajnerëve të specializuar arritën të zhvillojnë krijimet e tyre në forma të tjera artistike, në një mjedis stimulues, artistik e dinamik.

 Kjo fazë u konceptua për t’u dhënë këtyre talenteve mundësinë për të vështruar se si krijimi i tyre nuk mbetet vetëm brenda kufijve të vetvetes, por ai mund të ripërpunohet dhe mund të gjejë shprehi edhe në forma të tjera artistike.

 Ceremonia përmbyllëse u realizua  sot gjatë mbrëmjes ora 18:00 në një mjedis të mbyllur në Universitetin e Arteve (salla “Black Box”), në formën e një bashkëbisedimi të aktorëve kyç të këtij aktiviteti si pjesëmarrësit, Shtëpia Botuese Toena, anëtarët e jurisë, trajnerët dhe do të lexohen pjesët fituese.

 Të pranishmit do të kenë mundësi të ndjekin edhe një spot të realizuar gjatë ditëve të seminarit. Do të shpërndahen tre trofe për fituesit në secilën kategori dhe çertifikata pjesëmarrje për fituesit.

 Finalizimi i të gjithë Festivalit do të jetë Antologjia Letrare që do të përmbajë 18 krijimet më të mira.

 

 

 

 Juria:

 Bardhyl Londo

 Dr. Floresha Dado

 Dr. Ymer Çiraku