Pak minuta më parë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ora 19:00 ka shënuar mbylljet e vendvotimeve në shumicën e qyteteve të vendit, me përjashtim disa zona në të cilat është shtyrë votimi për shkak të ndërprerjes së procesit disa herë gjatë ditës së sotme pasi kishin probleme me indetifikimin e personave.

Sipas KSHZ deri më orën 16:30 mësohet se pjësëmarrja zyrtare e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë 49.03%, ndërkohë që në disa zona ka filluar menjëherë numërimi i fletëve të votimit.