Në ora 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit që u hapen në ora 7 të mëngjesit. Gjatë procesit të votimit janë raportuar shumë parregullsi por jo edhe incidente që do të cenonin zgjedhjet. Këto zgjedhje janë ndër më të rëndësishme për historinë e Maqedonisë pas pavarësimit pasi nga to varet drejtimi që do të merr vendi i cili prej dy vitesh është zhytur në një krizë të thellë politike.