Shteti rus ka nisur të bëjë në mënyrë të organizuar një parapërgatitje për një mobilizim të përgjithshëm.

Njësitet ushtarake janë duke mësuar djemtë e rinj se si të përdorin armët ndonëse ata nuk janë në moshë që të mësojnë për gjëra të tilla.

 

“Është shumë e rëndë (arma), thotë një fëmijë i vogël që zor se po e mbante në dorë.

-S’ka gjë, kur të rritesh do të jetë fiks”, i përgjigjet një nga komandot.

Këta të rinj shprehen se janë të gatshëm të luftojnë për tokën e tyre, ata pohojnë madje se janë në gjendje edhe të vdesin në krye të detyrës.

Rusia ka nevojë për luftëtarë tani, do të ketë në të ardhmen dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë” thotë Aleksandër Borodai, ish-lider separatist. /albeu.com/