Neymar vetëm një ditë pasi e paditi Barcelona, ai është kthyer në kundërsulm, duke paditur ish-skuadrën e tij

Kompania e cila kujdeset për Neymar, NN Consultoria ka lëshuar një komunikatë për media, ku njofton se kanë hapur procedurë ligjore ndaj Barcelonës.

Ata thonë se Barcelona nuk ka paguar 26 milionë euro nga nënshkrimi i kontratës së re në vitin 2016.

“Na takon ne për të shpjeguar se Neymar Junior dhe avokatët e tij janë në dijeni për deklaratën e lëshuar nga Barcelona”, thuhet fillimisht në njoftimin e kësaj kompanie.

“Ne duhet të theksojmë se jemi të befasuar me këtë lajm, sepse lojtari ka përmbushur kontratën e mëparshme, me depozitimin e plotë të shumës së kërkuar nga Barcelona, e cila e la të largohej”.

“Sa i përket bonuseve të kontratës së nënshkruar në vitin 2016, të cilat nuk janë paguar nga Barcelona, ne konfirmojmë se kemi nisur procedurë ligjore kundër Barcelonës për të ardhurat që i takojnë”, thuhet në fund të komunikatës.