Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në një deklaratë për televizionin “Telma” thotë se pushteti dhe mediat e kontrolluara nga VMRO-DPMNE-ja kanë filluar një fushatë për ta nxirë atë, duke publikuar video të vjetra dhe deklarata para zgjedhjeve, të dhëna në valën e fushatës.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim që të pengohet formimi i qeverisë së re.

“Unë nuk kam problem me qëndrimet e mia dhe ato nuk janë të drejtuara ndaj asnjë individi apo bashkësie etnike në vend. Të gjithë ata që kanë probleme duhet të ulen dhe të bisedojnë me veten se si i kanë ndërtuar karrierat e tyre politike. Unë nuk kam ndërtuar karrierë politike duhet u thirrur në “dhoma gazi” për shqiptarët apo ndonjë tjetër popull”, është shprehur Sela.