Ish-kryeministri Nikolla Gruevski pikërisht para një vit e tetë muajsh akuzoi se në këtë vend në mënyrë jo legale kanë përgjuar shërbime të huaja. Ai asokohe nuk e zbuloi emrin e shërbimit, edhe pse në Qeveri kanë ditur nga cili shtet vinin shërbimet të cilat kanë përgjuar, por detajisht e përshkroi procesin e regjistrimit të bisedave telefonike. Duke iu thirrur informatave që i ka fituar nga ekspertë të huaj, Gruevki shpjegoi se përgjimi është bërë përmes pajisjeve speciale mobile, të përqendruara në qendrën e Shkupit, por edhe me furgona të verdhë të cilët lëviznin nëpër kryeqendër dhe kanë regjistruar.

“Sipas informatave të deritanishme që i kam fituar nga Ministria e Punëve të Brendshme , prapa regjistrimit qëndron një shërbim i huaj i zbulimit. Ministria vërtetoi se në lokacione të ndryshme, kryesisht në qendrën e Shkupit, autor i panjohur ka kryer përgjim jolegal dhe regjistrim të bisedave telefonike, duke përdorur pajisje mobile, lokacioni i së cilës vazhdimisht ndryshohet.”, pati deklaruar ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me qëndrim identik me atë të partnerit të koalicionit, Nikolla Gruevski. Më datën 6 të këtij muaji, ai porositi se shërbimet e huaja nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë dhe se ato janë shkaku kryesor për krizën e cila e tronditi vendin.

Ish-kryeministri Gruevski, rrëfimin se në Maqedoni kanë përgjuar shërbime të huaja e ndërtoi mbi pohimin që e ka fituar prej liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në kanalin You Tube, nën pseudonimin Hoho Lol, ishte publikuar një video nga biseda mes kryeministrit të atëhershëm dhe liderit të opozitës. Kjo ishte një prej takimeve të tyre, para se Zaevi filloi me publikimin e “bombave”. Pasi videoja ishte publikuar, ndërsa Gruevski pranoi se e ka denoncuar Zaevin në prokurori, opozita pyeti se si një video e fituar me masa të veçanta hetimore është gjetur në internet. Por, nga Prokuroria e Zvërlevskit, përgjigje nuk ka.