Vesel Memedi

Të nderuar anëtar dhe simpatizant të RDK-së,Vizioni dhe qëllimi për të kontribuar në realizimin e qëllimeve kombëtare dhe qytetare shtetërore, na bashkuan brenda RDK-së me shumë anëtar dhe simpatizantë, por edhe na ndanë dhe na larguan me disa përgjithmonë. Gjatë kësaj periudhe të trazuar, bashkëpunuam me disa subjekte politike, por edhe u konfrontuam me disa, deri në momentin e bashkimit historik për rrënimin e ish pushtetit dhe formimin e koalicionit të ri për një Maqedoni ndryshe, që premton barazi dhe demokraci për të gjith qytetarët.

Vizioni dhe qëllimi ynë ishte dhe mbetet i njejtë – të kontribuojmë në realizimin e qëllimeve kombëtare dhe shtetërore, mrenda mundësive tona të vogla, në ato momente kritike u dëshmua se dhamë një kontribut të madh në shtyerjen e proceseve përpara dhe bërrjen realitet të një pjese të qëllimeve kombëtare dhe shtetërore.

Me zgjedhjet presidenciale në vrullin e saj të kampanjës, para vetes kemi realizimin edhe të disa qëllimeve që janë esenciale për çështjen kombëtare dhe shtetërore. Në këto zgjedhje, po ashtu marrim pjesë të bashkuar me disa subjekte politike me një kandidat të përbashkët Stevo Pendarovskin, që është kandidat i koalicionit qeveritar. Përkrahja e këtij kandidati nuk është qëllim partiak, as qëllim afirmimi politik, apo përfitimi të kufizuar. Përkundrazi, kjo përkrahje është imperativ i kohës, moment historik, për realizimin e qëllimeve strategjike kombëtare dhe shtetërore, i analizuar mirë me një besim të ndërsjelltë për të mirën e gjith qytetarëve.

Përshkak të qëllimit të përbashkët dhe racionalitetit politik, apelojmë tek anëtarësia dhe simpatizantët e RDK-së, që tubimet që organizojnë partitë politike më të mëdha të koalicionit si LSDM, BDI dhe PDSH ti bëjnë pjesë e tyre, dhe të marrin misionin që kanë marr mbi vete anëtarët e RDK-së për një fushatë nga afër me miqtë, shokët, dhe dashamirët, për ti bindur që ta votojnë kandidatin e përbashkët të koalicionit të madh deri në ditën e votimit, por në të njejtën kohë edhe të marrin pjesë aktive në tubimet e subjekteve më të mëdha politike. Mesazhet që përcillen nga kandidati Stevo Pendarovski dhe liderët e këtyre partive, ti marrin me besushmëri të plotë, sepse janë mesazhe largpamëse dhe janë ekskluzivisht në të mirë të shtetit dhe të kombit.

RDK është parti e vogël, por besushmërinë e kemi të madhe, si tek antarësia e RDK-së njashtu edhe te antarët dhe simpatizantët e partive tjera, dhe te ata që nuk janë të përcaktuar për ndonjë subjekt të veçantë. Misionin që kanë marr mbi vete antarët e RDK-së do ta dërgojnë deri në fund, dhe për këtë arsye apelojmë te të gjith bashkëmendimtarët tanë që të përcjellin këtë mesazh gjithandej dhe të marrin pjesë aktive në të gjitha tubimet që organizohen në emër të këtij koncepti, sepse është vazhdimësi e misionit tonë të përbashkët.
Shërbimi për Informim – RDK