Një grup mërgimtarësh nga Struga që veprojnë në Zvicër, kanë organizuar udhëtim me aeroplan për ditën e zgjedhjeve, më 15 Tetor. Siç thonë nga organizatorët, aeroplani është rezervuar për më datë 14 Tetor dhe po bëhen të gjitha përgatitjet që mërgata strugane të mobilizohet fuqishëm për të përkrahur Ziadin Selën në Strugë.

Sipas tyre, Sela ka sakrifikuar çdogjë për shqiptarët dhe të drejtat e tyre kolektive, ndërsa aftësitë menaxhuese i ka treguar edhe me menaxhimin me komunën e Strugës gjatë 4 vitet e kaluara, ku me gjithë ato pengesa e obstruksione nga pushteti qendror, i ndryshoi pamjen qytetit dhe ka bërë investime më shumë se krejt kryetarët e tjerë së bashku.

“Ne do të mobilizohemi fuqishëm, që Ziadin Selës t’ia sigurojmë edhe një mandat sepse ai e meriton. Struga dhe struganët e dinë dhe e njohin mirë Ziadinin. Ata nuk do lejojnë që planet e gatuara në kuzhina të fëlliqura, ta pengojnë zhvillimin e Strugës shqiptare”- shprehet njëri mga organizatorët që punon në Cirih të Zvicrës./fol.mk/

©FOL