Kush më tepër e meriton Ivanovin Në emisionin e sontëm në Click plus të organizuar nga TV21, debatuan përfaqsuesit partiak, Blerim Bexheti nga BDI, Mitasin Beqiri nga PDSH, analistët Xhelal Neziri dhe Milaim Fetai. Në emision u zhvillua debat i dobët, pa argumente cilësore dhe me akuza të ulëta në mes dy partive politike bashkëpunëtore dhe të nënshtruara ndaj VMRO-së, BDI-ja dhe PDSH-ja. Bexheti akuzonte Beqirin se PDSH-ja e bëri President Gjorgje Ivanov, ndërsa Beqiri ia ktheu së BDI-ja ishte ajo që nëpërmjet të Talat Xhaferit legjitimoi Ivanovin me prezencën në Këshillin për siguri që funksionon nën ombrellën e Presidentit të shtetit. Si përfundim, përfaqësuesit partiak të BDI-së dhe PDSH-së nxorën në sipërfaqe të “zezat” e njëra tjetrës, pa mos mbajtur llogari se audienca ishte kureshtare të dëgjojë më shumë për sistemin Gjyqësor të Maqedonisë dhe jo për skandalet dhe krimet e partive politike shqiptare, në kurriz të popullit shqiptar. /fol.mk