Në tubimet me temë “marsho për Trump” të zhvilluara në shumë rajone të SHBA-ve ka patur përleshje mes grupeve kundërshtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj të cilit janë drejtuar kritika nga mediat kryesore, organizatat e shoqërisë civile dhe kryesisht nga grupet e pakicave, duke u frymëzuar nga 4 marsi kanë mbajtur aktivitete në afërsisht 30 rajone të vendit me temë “March for Trump” (Marsho për Trump).

Teksa marshimet e zhvilluara rajone të ndryshme, si në kryeqytetin Washington, New York, Michigan, Florida kanë kaluar qetësisht, njoftohet se në rajonin Berkeley të Kalifornisë ka patur përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij, të cilët kanë sulmuar njërit-tjetrin me shkopinj, grushte dhe gaz lotsjellës. Gjatë ngjarjeve janë plagosur disa persona, ndërsa policia ka ndaluar të paktën 5 persona.

Gjithashtu edhe në Minnesota ka patur përplasje mes grupeve, pasi 50 persona kundërshtarë të Trumpit kanë ndërhyrë kundër grupit prej afërsisht 300 personash, mbështetës të presidentit amerikan, ndërkohë policia ka ndaluar 6 persona.

Gjatë ngjarjeve në rajonin Washington mësohet se janë ndaluar 4 persona si dhe 2 persona të tjerë në Tennessee.

Mbështetësit e Trumpit janë mbledhur para Trump Tower në New York dhe kanë dhënë mesazhe në mbështetje të tij.

Pavarësisht se marshimet janë mbajtur në një numër të madh të qyteteve është vërejtur se numri i tyre ka qenë më i pakët se ai në protestat kundër Trump.