Daut Ameti nga Tetova, për një faturë të energjisë elektrike në firmën ‘ESM’ të cilën nuk e ka paguar më 15 janar 2003 me borxh prej 14.950 denarë, sot duhet të paguajë 55.000 denarë, për firmën në fjalë e cila nuk ekziston!
Pasi ‘EVN’ hyri në Maqedoni në vitin 2006, borxhet që qytetarët kishin në firmën e mëparshme ‘ESM’ e cila distribuonte energji elektrike në vend, u kumtua deri te qytetarët se me ndërrimin e firmës do të shlyhen edhe borxhet.
Për borxhin e qytetarit D.A. në vitin 2016 merret vendimi në Gjykatën Themelore në Tetovë për ekzekutimin e urdhëresës për përmbarim sipas nenit 85 pika 1 të Ligjit për përmbarim.
Por sipas personit D.A. nuk i ka ardhur asnjë ftesë, për t’u paraqitur në gjyq dhe vendimi i tij është marrë pa pa prezencën e tij. Ai na dha edhe dokumentin ku dëshmon se nuk ka nënshkruar, se ka marrë ftejsë nga Gjykata.
Daut Ameti ka kërkuar nga EVN që t’i mundësojë të paguajë borxhin, por nga EVN është refuzuar.
Nga EVN-ja për këtë problematik kemi marrë këtë përgjigje: ‘Gjatë blerjes së ndërmarrjes së vjetër e cila ka qenë objekt i privatizimit pranohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga ajo. Kështu që përveç detyrimeve ndaj të tjerëve (për jasht), kalojnë edhe detyrimet e konsumatorëve të cilat i takojnë periudhës para vitit 2006. Detyrimet monetare që paguhen për periudhën e lartëpërmendur ndahen në mes EVN Maqedoni (si trashëgimtare e ESM së vjetër) dhe ELEM si kompani e cila është ndarë nga ESM e vjetër, e cila poashtu ka të drejtë në gjysmën e detyrimeve monetare që paguhen e që i takojnë periudhës para vitit 2006./PaCensurë/