Një autobus u përmbys sot pasdite rreth orës 15 në hyrje të Koçanit tek hoteli “Nacional” dhe përfundoi në një hapësirë të hapur pranë hekurudhës. Sipas informacioneve të para, janë lënduar gjashtë persona dhe me urgjencë janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan.

Autobusi ka qenë në relacionin Shtip – Koçan dhe në momentin e fatkeqësisë nuk ka pasur numër të madh të pasagjerëve. Jozyrtarisht, shoferi i autobusit ka tentuar t’i shmanget një automjeti i cili ia ka penguar rrugën, me ç’rast për shkak të rrugëve të lagështa ka dalë nga rruga.

Ekspertizë në fatkeqësi ka bërë gjykatësi hetues ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër njërën korsi.