Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje të dendura shiu që kryeqyteti të përfshihej nga kaosi.

Rrugët kryesore në Tiranë janë përmbytur për shkak të daljes së lumit të Lanës dhe bllokimit të kanalizimeve.

Video e mëposhtme tregon më së miri se çfarë po ndodh tek Rruga e Elbasanit, pranë ‘shtatë xhuxhave’. Niveli i ujit është rritur shumë, duke bërë të pamundur kalimin e makinave, që çon në bllokim të trafikut.

Siç duket në pamje, automjetet kthehen mbrapsht kur hasin në situatën e paprecedentë që rrugët përmbyten me vetëm kaq pak minuta shi.