Kur të gjithë kishin menduar se po vinin ditët e plazhit dhe temperaturat e larta, moti na ka surprizuar përsëri mbrëmjen e djeshme duke sjellë rreshje shiu në të gjtihë vendin.

Nga raportimet mësohet se në Korçë ka pasur reshje të dendura breshëri, ndërsa në Durrës reshjet e shiut kanë përmbytur disa rrugë.

Në qytetin bregdetar shiu ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët kryesore dhe dytësore.

Rrugët pranë Bashkisë janë të mbuluara nga shiu, ndërkohë që si pasojë ka probleme me lëvizjen e automjeteve. Moti i keq me shtrëngata shiu ka sjellë dhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit.