Që prej tre vjetësh, familja Kamberi nga Shipkovica e Tetovës, assesi të kthehet në shtëpinë e tyre të dëmtuar nga vërshimet e vitit 2015. Prona e tyre shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Arife Kamberi, thotë se Komuna nuk e ka realizuar premtimin se do t’i ndihmonte me 10 mijë euro.

Ka tre vjet që jam me qira, komuna më ka premtuar dhjetë mijë, as mi kanë leshu asgjë. Më thonë ecën procedura do shohim, ama si ecën nuk e di. Një herë para zgjedhjeve ishin e panë, unë solla vet arkitekt për të parë a mund të kthehem në shtëpi ama më thonë jo se ecën vendi. Shtëpia është e pa banueshme dyert janë blloku nuk çilen muri sipër ka rra do e shihni vet tash – tha  Arife Kamberi, zonja e shtëpisë.

Familja Kamberi numëron shtatë anëtarë, ndërsa mbijetojnë vetëm nga rroga e kryefamiljarit i cili punon në Ndërmarrje Publike. Ata nuk e përballojnë dot më as edhe qiranë, dhe problemi i tyre sa vjen e shtohet.

Qiranë e paguaj vet, shkoj te dera më thonë është e zënë, punë nuk më kryen kush. Nuk di çka t`iu them edhe unë. Shtatë anëtarë jemi, vetëm burri im punon edhe atë në NPK punon, merr 250 euro rrogë e çka të bëj me atë, qiranë ta paguaj, shpenzimet apo çka”, u shpreh Arife Kamberi, zonja e shtëpisë.

“Përveç që nuk janë ndërmarrë masa për sigurimin e jetesës së kësaj familjeje, e cila jeton me qira dhe paguan vetë qiranë, nga institucionet komunale nuk janë marrë masa as edhe për mbrojtjen e këtij dheut që dita ditës rrëshqet dhe rrezikon ndoshta edhe shtëpitë tjera që janë poshtë”

Nga Komuna e Tetovës thonë se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për familjen dhe do t’i lëshohen mjetet e miratuara, ndërsa vonesën prej tre vjetësh e arsyetojnë me faktin se familja më parë ka qenë e interesuar për gjetjen e ndonjë shtëpie nga ana e komunës.

Komuna e Tetovës

“Komuna e Tetovës dhe Këshilli Komunal më vetë iniciativë morën përsipër që familjes në fjalë të i ndihmojë me një shumë tjetër më serioze në vlerë prej 10.000 eurosh, dhe për të njëjtën shumë ka vendim të Këshillit Komunal. Familja Kamberi mund të llogarit se mjetet që i janë ndarë do i kompensohen së shpejti”

Përndryshe, një pjesë e madhe e të hollave për dëmshpërblim që nga vërshimet e para tre viteve, nuk janë ndarë as edhe tek disa familje në fshatin Reçicë e vogël, apo në rrugën 172./Alsat-M/