Shkruan: Abdulla Mehmeti

Në 50 vjetorin e demonstratave në Tetovë (1968-2018), për flamur dhe të drejta kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, përveç aktiviteteve të planifikuara për shënimin dinjitoz të këtij përvjetori, duhet të kërkohet nga Këshilli i Komunës së Tetovës të sjell vendim për ngritjen e një monumenti në Sheshin Iliria në Tetovë për Mehmetriza Gegën, prijësin e këtyre demonstratave, bashkë me një pllakë përkujtimore në të cilën do të shënohen emrat e të gjithë atdhetarëve që sakrifikuan në këtë përpjekje, vuajtën burgje dhe u persekutuan nga ish regjimi komunist jugosllav.

Emërtimi i ndonjë institucioni kulturor dhe arsimor, i ndonjë sheshi, bulevardi apo rruge me emrat e udhëheqësve të këtyre demonstratave, apo lidhur me këtë ngjarje, e cila bëri kthesë në vetëdijen kombëtare të shqiptarëve të kësaj krahine, do të kontriboninin për frymëzimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në frymën atdhetare.

“Me djallin (sunduesin) mbi shpinë, as zoti nuk t’i pranon lutjet!”

“Do ta bëjmë Shqipërinë… ”