Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar për medie pas raportimeve se LDK-ja dhe PDK-ja kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prishtinë.
Pasi është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rama ka thënë se ende nuk i kanë ndarë postet me PDK-në.
“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së. Kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar dhe kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”, ka thënë ai.
Më tutje, ai i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve.
“Ne e kemi për detyrë ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën, që projektet e tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj edhe duhet që të gjithë partitë që kanë interes të për bashkohen. Tash e zgjodhëm kryesuesin, tash jemi edhe në zgjedhjen e ekipit më të mirë. Kjo nuk do t’i ngadalësojë punët”, është shprehur Rama.