Sa “reisa” aktualisht i ka BFI-ja? Dy, tre? Jo pra, asnjë! Sepse, do janë në dorëheqje, do janë në procese gjyqësore si pseudoreisa, e do janë ripozicionuar si okupatorë të rinjë të BFI-së! Reisi i vërtetë tek do të vie

Nga Xhafer Ukshini

Po dyshohet se, struktura të caktuara të shërbimeve sekrete, po përgatiten sërish t’i fusin duart sa më thellë në BFI? Shaqir Fetahun na e paskan avancuar në “reis”, fillimisht si ushtrues detyre, me premtim se do ta përkrahin në aspiratat e tij për ta uzurpuar këtë post, si shpërblim për shërbimet e kryera deri më sot nëpër këto struktura të dyshimta!
“Reisi” në ikje, Mulla Sula-Zharko, edhe më tej po nënshkruhet si “reisul ulema”! Ata që e larguan i thanë që mos ta kundërshtojë me asnjë fjalë ushtruesin e detyrës. Kurse një tjetër, që aq zhurmë është duke bërë, mendon se, me rrena e fallcifikime, me dredhira e me gënjeshtra mund të drejtojë institucion aq të rëndësishëm fetaro-kombëtar! Jo, është tërësisht në lajthitje! Pra, praktikisht, BFI-ja është pa reis e në duar të dofarë dallkaukëve!
Shaqir Fetahu, siç u prononcua sot në një konferncë për shtyp, qenka me fat që e paska marrë këtë post si amanet për ta ushtruar me ndershmëri? Ky është vetëm një apetit për riuzurpim të BFI-së, ashu dhe siç e uzurpoi me pranimin e detyrës si ushtrues!
Askush nuk e ka caktuar Shaqir Fetahun që të udhëheq me këtë Institucion kombëtar! Shaqir Fetahu e di shumë mirë se çfarë deklarate ka nënskruar në ditën e punësimit të tij në BFI, në konë e komunizmit të egër! Nuk duhet të harrojë Shaqir Fetahu se, ka shkelur në kurth, i ka dhënë detyrë vetes ta uzurpojë Institucionin! Ishalla zgjohet nga ky gjumë sa më shpesh! Sepse, në cilin nen të kushtetutës së BFI është i parapërë posti i ushtruesit të detyrës?! Jemi interesuar në BFI ta dimë këtë problem dhe, nga atje na kanë shkruar se, posti i ushtruesit të detyrës nuk parashihet me Kushtetutë por me rregullore të zgjedhjes së reisul ulemasë. Kur ua kërkuam këtë rregullore na thanë se nuk e kanë, se nuk e kanë pasur as për Sulejman Rexhepin i cili, praktikisht, e uzurpoi BFI-në! Vetëm në rregullore të tillë detajisht mund të dihet se kur mund të shkarkohet një reis, kush mund ta shkarkojë dhe kush mund ta drejtojë BFI-në pas shkarkimit të tij; në një rregullore të tillë do të ishte i precizuar edhe afati kohor i ushtruesit të detyrës, për sa kohë duhet të përgatiten zgjedhjet e reja, kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët dhe një sërë kriteresh të domosdoshme për një post kaq fisnik dhe shumë të rëndësishëm.
Historiku i BFI-së paska njohur një praktikë të shkëlqyeshme të përgatitjeve të duhura për zgjedhje të BFI në kohën kur këtë Institucion përkohësisht e paska dejtuar ish-drejtori historik i Medrsesë së Isa Beut, Bahri efendi Aliu! Pra, Shaqir Fetahu e paska modelin dhe, sa më parë duhet t’i hyjë kësaj pune. Ai aty si ushtres detyre, e ka vetëm një detyrë dhe një obligim të shenjtë: t’i përgatisë zgjedhjet ashtu siç i ka hije këtij Institucioni, dhe jo të shesë mend se si duhet të udhëhiqet dhe si do ta ringrisë me përgjegjësi këtë Institucion! Shaqir Fetahu duhet t’i japë fund praktikës së uzurpimit të BFI-së dhe jo të jetë zgjatim i hijes së Sulejman Rexhepit-Zharkos.
Bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit duhet ta bëjnë vetëm një punë të cilën nuk pati fatin ta bëjë “reisi” i tyre – të tërhiqen pa zhurmë, duke ua përgatitur terrenin të ndershmëve, të devotshmëve dhe të mirëve, si në aspekt fetar ashtu edhe në aspekt kombëtar! Vetëm këto veprime të matura mund të jenë garanci për perspektivën e shëndoshë të kombit tonë, si dhe respekt për gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit për një atdhe të lirë ku zhvillohen lirshëm, veç të tjerash, edhe fetë e shqiptarit!
Shqiptarët nuk e meritojnë të devalvohen e të nënçmohen si “karavani i deveve me një gomar në krye”!
BFI-ja kurrë më në duart e atyreve që kanë gisht edhe na rastin e evidentuar në memorien e kombit si rasti i “Lagjes së Trimave” në Kumanovë!