Përplasjet kohëve të fundit brenda subjektit më të madh shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk janë të rastësishme ndërsa janë disa protagonistë që duan ta marrin këtë parti ose më saktë duan disa figura që të rikthehen sërish në politikë pasi humbën pozicionet e tyre dhe nuk janë më në funksione të larta partiake dhe shtetërore. Ata janë shfaqur në një moment kur BDI është më e pastruar se asnjëherë më parë dhe po qeveriset nga figura të reja të pastërta. Siç përflitet  berenda BDI-së, Musa Xhaferi në vijë të kësaj tenton që nëpërmjet Izet Mexhitit ta merr BDI-në për t’iu rikthyer sërish pushtetit korruptiv dhe mos të themi edhe atij pushteti me skandale seksuale, shkruan Fol.mk

Por pyetja është se kush do të qëndronte në një parti me Musën?

Musës dhe Izetit nuk i interesojnë emrat e ministrave, por marrja e pushtetit, marrja e partisë dhe qëndrimi i tyre në klanet e bizneseve të pista. Cdo anetarë i ri i BDI-së e ka kuptuar se Izeti është vegël e huaj dhe e Musa Xhaferit për të dobësuar dhe kushtëzuar Ahmetin që pas largimit të tij si lider, partinë t’ia lë Musës dhe klanit të tij.

Siç ka shkruar Fol.mk ditë më parë, kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka nisur të distancohet nga kjo politikë e dyshes Xhaferi – Mexhiti pasi kjo e dëmton rëndë liderin e BDI-së Ahmetin dhe vetë BDI-në.

BDI deri tani është forca kryesore politike e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut duke avancuar të drejtat e tyre në këto vite të veprimit politik mes shumë sfidave dhe luftës me partitë e mëdha maqedonase me të cilat ka qeverisur por që ka patur vazhdimisht përplasje të mëdha ndërsa kohëve të fundit këto përplasje janë brenda vetë këtij subjekti me figura të konsumuara politike që duan të rikthehen për pozicione personale./Fol.mk/