Gjatë ditës së sotme mediat rozë kanë publikuar lajmin se në stafin e spektaklit “Dance with me” ka patur një konflikt midis producentes Vera Grabocka dhe konkurrentes Fjolla Morina. Madje thuhet se producentja në nerva e sipër, ka ushtruar dhunë mbi Fjollën.

Anabel.al kontaktoi me disa nga personat që kanë qenë të pranishëm gjatë përplasjes, të cilët dhanë versione të ndryshme në lidhje me ngjarjen.

Sipas njërit prej tyre, lajmi është i vërtetë. Producentja dhe këngëtarja kanë debatuar për arsye jomadhore, por më pas Grabocka e ka kapur atë nga flokët.

Ndërsa një tjetër burim shprehet se asgjë nuk është e vërtetë. Kjo histori është thjesht një thashethem që ka nisur me qëllime dashakeqe për të cilin producentja nuk dëshiron të flasë. Ndërsa përsa i përket këngëtares Morina, burimet thonë se është shumë e shqetësuar dhe se lajme të tilla e kanë prekur.

Duke qenë se asnjëra nga protagoniste nuk ka folur rreth ngjarjes, ajo që na mbetet është vetëm një dyshim. Megjithatë, duhet të themi se asnjëra nga të dyja nuk e ndjek tjetrën në Instagram, ndërkohë që punojnë në të njëjtn produksion.

fjolla

vera