– Lideri i koalicionit PAN, Kadri Veseli, në një replikë me tensione me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka thënë këtij të fundit se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

 

“Bëj 61 vota dhe bëhu kryetar, bëhu edhe kryeministër, por do ta kthesh Serbinë në Kosovë”, ka thënë pos tjerash Veseli.

 

As Kurti nuk shfaqi rezerva ndaj Veslit, përderisa i kërkoi që të kandidoj dhe të shoh se a i ka 61 vota.

 

“Shiko a i ke 61 deputetë. Dil matu, pse nuk po del të matesh?” i ka thënë Kurti, Veselit gjatë seancës konstituive të së enjtes.