Gara për zgjedhjet vendore sa vjen dhe bëhet më e ashpër, madje disa nga partitë problemin më të madh duket se e kanë me kandidaturat e tyre duke shkaktuar përplasje të brendshme brenda strukturave. As Lsdm nuk ka mundur ti ikë kësaj çështjeje më saktë paplasjeve që kanë ndodhur në Komunën e Manastirit.

Kryetarja e kësaj komune ka shkuar aq larg sa ia ka kthyer fjalën vetë kreut të partisë maqedonase në pushtet Zoran Zaev. Ajo ka thënë se ose ajo do jetë kandidate për kryetare ose nuk ka LSDM në Manastir.
Në vijë të kësaj pritet të ketë zhvillime të tjera nëse këto mosmarrëveshje do të tejkalohen apo do thellohen më shumë.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen më 17 tetor.