Berati arriti të përpilojë listën me 30 punësime që u miratua nga Ministria e Informatikës, Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, dhe kaluan këto punësime ndërsa në momentin që erdhën punësimet, urdhri mua më vjen nga lartë përmes ushtarëve partiak që të tërhiqem. Pra pasi erdhi urdhri që të largohem, ditën që është larguar Berati ka ardhur vendimi për punësime. Pra listën e kanë pasur por më larguan mua si drejtor që t`i bëjnë punët siç duan vet. Tani e hedhin topin, regjisori thotë drejtori, drejtori thotë regjisori por se di unë, janë dy persona drejtori dhe regjisori – deklaroi Berat Saliu, ish drejtor i Teatrit të Gostivarit.

Pasi ngecën punët për konsolidimin e Teatrit të Gostivarit, u ndërprenë edhe provat për shfaqjen e parë, e cila, duhet të vazhdojë sot, por me disa aktorë të larguar nga shfaqja. Ndër to është edhe aktori Argjent Asani, i cili pretendon se, nga roli i tij është larguar me pa të drejtë. Asani madje kërcënon se nuk do lejojë rinisjen e provave pa iu kthyer roli.

Së pari duhet të japin llogari Visar Vishka dhe Sulejman Rushiti për mos ardhjen e tyre për në 20 gusht për rindërtimin e shfaqjes. Ata të dy nuk erdhën në prova. Ndërsa me dëshmi themi se gjithë aktorët tjerë kanë qenë. Sonte prova nuk fillon dhe nuk do fillojë kurë derisa të luaj Berati dhe Argjendi – tha Argjent Asani, aktor në Teatrin e Gostivarit.

Regjisori i shfaqjes Sulejman Rushiti ndërkaq ditë më parë për Alsat tha se nuk kishte dijeni përse provat ishin ndërprerë por se një gjë e tillë kishte ndodhur për arsye banale. Provat për shfaqjen e parë të Teatrit të Gostivarit, janë ndërprerë prej katër muajsh tashmë. /Alsat M/