Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka komentuar njoftimin se disa nga deputetët e BDI-së do të largohen nga grupi parlamentar.

“Është e drejtë e secilit që ta shpreh statusin në Kuvend”, ka thënë shkurt Xhaferi.

Më pas, në pyetjen për stabilitetin e shumicës parlamentare, ai u përgjigj se janë 64 deputetë.

Se shumica në kuvend është stabile dhe nuk ka gjasa për përçarje brenda koalicionit tha edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.