Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka reaguar ashpër ndaj letrës së Lëvizjes BESA që i ka dërguar kryeminstrit Rama që të pranojë autorsinë e deklaratës së partive shqiptare ku blloku shqiptarë u bënë bashkë përballë partive maqedonase.

SIpas Osmanit kjo thirrje e tyre publike që Tirana zyrtare të pranojë autorësinë e Deklaratës së Partive shqiptare parlamentare në Maqedoni i dha pretekst të fuqishëm z. Ivanov, z. Gruevski, por edhe forcave tjera në rajon veçanërisht në Serbi që të akuzojnë Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit fqinj, por edhe për t’i motivuar protestat kundër kësaj Deklarate dhe kundër formimit të Qeverisë se re.

“Televizioni Ora Neës nga Tirana raportoi për Letrën publike që partia Lëvizja Besa i kishte dërguar kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama. Kjo thirrje e tyre publike që Tirana zyrtare të pranojë autorësinë e Deklaratës së Partive shqiptare parlamentare në Maqedoni i dha pretekst të fuqishëm z. Ivanov, z. Gruevski, por edhe forcave tjera në rajon veçanërisht në Serbi që të akuzojnë Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit fqinj, por edhe për t’i motivuar protestat kundër kësaj Deklarate dhe kundër formimit të Qeverisë se re. Tentimi i djeshëm i Lëvizjes Besa për t’u amnistuar nga kjo thirrje e papjekur, por pse jo ndoshta edhe e kalkuluar, nuk e zvogëlon dëmin e shkaktuar” ka shkruar Bujar Osmani

Ndryshe mbrëmë zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani u shpreh se lideri i BDI-së  gënjen ku thotë se Lëvizja BESA ka dërguar një letër të hapur kryeministrit shqiptarë Edi Rama.

“Ali Ahmeti gënjen opinionin. Nuk ka askund një letër të hapur nga Lëvizja BESA drejtuar kryeministrit Rama”, ka shkruar Murtezani

Për letrën dërguar kryeministrit Rama kanë raportuar mediat e Shqipërisë ku thonë se Lëvizja BESA i ka dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën kërkohen sqarime mbi një deklaratë të bërë nga BDI-ja, e cila pretendon se marrëveshja për të bërë bashkë partitë shqiptare nën një platformë ishte propozuar nga zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lëvizja BESA e ka hedhur poshtë këtë pretendim duke theksuar se gjithçka është nisur nga qeveria e Shqipërisë, ndërsa shton se për shkak të këtij veprimi nuk do të pranojë të ulet më në bisedime me BDI-në, por shton se mund të dialogojë vetëm në rast se takimi do të ndërmjetësohet nga kryeministri Rama.