Kur aeroplanët fluturojnë në qiell ata lënë pas tyre gjurmë të bardha të cilat duken si tym. Por çfarë në të vërtetë janë ato dhe a janë të dëmshme?

Gjurmët e bardha që lënë aeroplanët pas tyre gjatë fluturimit në qiell janë thjeshtë gjurmë të kondensimit, transmeton Express. Kondensimi është një proces ku avulli i ujit kthehet në gjendje të lëngshme.

Gjurmët e bardha krijohen pasi që uji i avulluar del nga motorët, kondensohet dhe më pas ngrihet dhe ngjitet me dromcat të cilat shkarkohen nga motorët e aeroplanit. Pra, kur dromcat dhe uji bëhen bashkë ato formojnë gjurmët e bardha të cilat ne i shohim pas aeroplanëve.

Edhe pse disa elemente të rrezikshme nuk kontribuojnë në formimin e këtyre gjurmëve, ato ende konsiderohen si ndotës të ambientit me rrezikshmëri të ulët.

Aeroplanët si Boeing 747 nxjerrin sasi të mëdha nga motorët e tyre, diku rreth 2.75 litra ujë për sekondë.